Studenti Arber Kola ishte i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” ku është shprehur kundër “vaksinimit të detyruar”.

Kola u bëri thirrje të rinjve që nuk lejohen të futen në auditore të protestojnë cdo ditë në sheshin “Nënë Tereza” nga ora 08:00-10:00. Paraditen e sotme studenti bërë një deklaratë të bujshme ku kërkoi që të “pështyhen” ata personat që nuk i lejuan studentët të futen në auditore.

“Kafet janë në forma anti covid? Ceremonitë që organizon bashkia janë anti-covid. Party, festat, ndeshje sporti, foltore, kafet gjithçka janë në kundërshtim me rregullat. 85 për qind e studentëve janë pa vaksinuar. Patëm përplasje verbale me policinë. Nëse studentët nuk pranohej në auditore na prisni në protesta. Kjo vaksinë është prodhuar për 10 muaj, një vaksinë duhet të jetë të paktën 3 vjet dhe deri në 10 vjet. Ne jemi kundër detyrimin që na bën shteti. Ne kemi kërkuar që testi të ofrohet falas, për ne është e papërballueshme të paguajmë testin e shpejtë. Pikëpamja për protestën është në të mirë të studentëve dhe shoqërisë. Nga ora 08:00 – 10:00 , duhet të vijnë në sheshin Nënë Tereza të vijnë të protestojnë. Qëllimi jonë është të futemi në auditore por na shkelet e drejta Kushtetuese për tu arsimuar.

Pedagog Albano Zhapaj tha se policia nuk ka të drejtë të vijë në godinat e universiteteve dhe të ndalojë studentët të futen në auditore pasi janë veprime anti-Kushtetuese.

“Në ligjin e arsimit të lartë është përcaktuar qartë kur futet policia në universitet, vetëm me kërkesë të rektorit dhe kur ka dyshime ose vepra penale që janë duke ndodhur brenda institucionit. Por jo që të ndalojë studentët nuk ka shanse që t’i prekë me dorë, janë veprime anti-Kushtetuese.

Këtu nuk është cështja se ne nuk kemi dyshime për shkencën. Këtu është problemi në sferën tjetër jo që duhet bërë ose jo. Ne nuk kemi garanci për këtë vaksinë. Dyshimi nuk e kemi tek vaksina në vetvete, por nuk ka asgjë nga ka ardhur nuk ka formular nëse unë bëj vaksinën e gabuar unë mund ta pësoj keq. Shumë miq kanë pasoja pas vaksinës sic është aritmia, nga raste që shoh unë një student 25-vjecar. Ne në Maqedoninë e Veriut vjet kemi bërë mësim normal, nuk ka kërkime shkencore që rriten numrat e infektimeve dhe shkolla nuk ndikon në transmetimin e virusit”, përfundoi Zhapaj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re