Skip to content

Petrit Vasili shtrohet në spital pas infektimit me Covid, ja si shfaqet gjendja shëndetësore e ish-ministrit

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Vasili aktualisht ndodhet i shtruar në spital në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe ka filluar kurën e mjekimit sipas protokollit shëndetësor ndaj infektimit.

Nga informacionet paraprake, ende nuk dihet se nga është infektuar ish-ministri i Shëndetësisë.

Kujtojmë se situata e pandemisë së koronavirusit në vend vijon të jetë tepër shqetësuese, ku numri i infektimeve të reja po pëson një rritje galopante.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit, kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 2 persona, si dhe janë regjistruar 501 raste të reja, nga 1942 testime të kryera.

/faxweb