Skip to content

Pezullimi i Tritan Shehut/ Emërohet drejtuesi i ri politik i PD në Gjirokastër

Anëtari i Kryesisë së PD, Roland Bejko është emëruar si drejtues qarku në Gjirokastër.

 

Këto ndryshmime brenda PD, i ka bërë me dije sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Emërimi iBejkos vjen pasi PD vendosi pezullimin nga të gjitha detyrat të Tritan Shehut i cili mbante kete post.

 

“Të nderuar Kryetarë,Në mbështetje të nenit 33 të Statutit të Partisë, ju informoj se Kryetari i Partisë ka caktuar si Drejtues Politik të qarkut Gjirokastër, anëtarin e Kryesisë së PDSH z. Roland Bejko. Në këtë mënyrë z. Bejko do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut, që është struktura e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH në nivel qarku.Duke ju uruar punë të mbarë,Sekretari i PërgjithshëmGazment BARDHI”