Fax News mëson detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në një hotel me 5 yje në Qerret, ku u gjetën të vdekur 4 turistë rus.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se ndryshe nga sa u tha fillimisht, ngjarja nuk është regjistruar në ambientet e saunës, por në pishinën e brendshme të hotelit.

Turpi i vajzës është gjetur pak më tutje nga tre pjestarët e tjerë, mendohet se ka tentuar të dalë nga ambjenti ku ishin duke pushuar.

Trupat e tre turistëve të tjerve janë gjetur në shezlone, ku duket se nuk kanë bërë përpjekje për të dalë jashtë dhe për të kërkuar ndihmë.

Në dhomën e tyre janë sekuestruar shishe me birra, por ka dyshime që turistët të kenë konsumuar edhe lëndë narkotike.

Megjithatë ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga policia, pasi pritet të përfundojë ekspertiza mjeko-ligjore.

Policia njoftoi më herët se grupi prej katër personash, i përbërë përkatësisht prej Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe, ishin asfiksuar në ambientet e saunës ku po qëndronin.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re