Këngëtari Butrint Rashiti ka rrëfyer mbrëmjen e sotme se kur ishte në shkollë ka goditur një shoqe të klasës, përshak se nuk i mbajtën nervat.
Ai ishte i ftuar mbrëmjen sotme në emisionin në RTV Ora dhe gjatë intervistës, Butrinti rrëfeu një situatë aspak të këndshme e cila ka ndodhur gjatë viteve të shkollës.
Butrinti tregon se gjatë një momenti agresiv nuk ka kontrolluar dot veten dhe ka goditur shoqen e klasës.
“Pikë në zemër më ka mbetur se kam rrahur një shoqe të klasës kur kemi qenë në shkollë. Ka qenë një moment agresiv, pesë minuta” – thotë ai.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
