Ditën e sotme për në Binealen e Artit në Venezia 2022 është përzgjedhur si përfaqësuese e Shqipërisë artistja Lumturi Blloshi e cila ndërroi jetë vitin e kaluar.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti tha se përzgjedhja e Blloshmit nuk është vetëm njën homazh por sepse ajo do të mbahet mend gjithmonë si gruaja ‘brenda 4 mureve’ për mesazhet unike që përcillte përmes pikturave të saj.

“Puna e saj pershtatet me se miri me temen e Bienales se ketij viti “Qumeshti i endrrave”-tha Margariti.

Po ashtu kuratorja e ekspozitës Adela Demetja tha se puna e Blloshmit nuk ka marrë meritën e duhur përgjatë këtyre viteve dhe thelbi sot janë pikërisht punët e saj në periudha të ndryshme.

Bienalja e 57 e Venecias do te mbahet me 23 prill- 27 nentor 2022.

Lumturi Blloshmi u lind më 1944 në Tiranë. U diplomua për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve, sot (AAB). Ka punuar në disa institucione kulturore, së fundmi në Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë.

Ka ekspozuar rregullisht para viteve ’90 dhe me të njëjtin rritëm ka ekspozuar dhe pas tyre, por me të vetmin dallim, që lidhet me r
ealizimin e një numri në rritje të ekspozitave vetjake, si brenda dhe jashtë vendit. U nda nga jeta nga COVID-19 më 27 nëntor 2020.

Nga kritika, Lumturi Blloshmi është vlerësuar si “Frida Kahlo” shqiptare. Për ndarjen e saj nga jeta artistë, miq dhe kolegë u shprehën së është një dhimbje e madhe.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re