Në fillim të muajit shkurt, deputeti i opozitës së re, Halit Valteri u shfaq në një takim elektoral së bashku me ministren Elisa Spiropali, ku shkelja e rregullave anti-Covid ishte e dukshme.

Pas kësaj fotoje u aludua se Halit Valteri do të jetë pjesë e listave të PS-së për zgjedhjet e ardhshme, por vetë deputeti hedh poshtë këtë mundësi, duke thënë se Spiropalin e ka thirrur në takim thjesht si deputete të zonës së Kamzës.

“Është deputete e zonës së Kamzës dhe unë jam prej 1 vit e gjysëm në atë zonë që kam aktivitet, kam miqësi shoqëri dhe rreth familjar. E thirra në takim sepse disa banorë kishin probleme me diçka në atë zonë që nuk ishte lënë pas dore prej vitesh, dhe mua më intereson që të mbarohet puna. Dua që si të jem deputet si të mos jem të shkoj prapë të pi kafe atje. Nuk është turp që të takohesh me një koleg, edhe nëse është i majtë. Ata rrrinë të gjithë bashkë me njeri-tjetrin por nuk e thonë në televizion. Edhe të garosh për PS nuk është turp. Kur bëjmë ne ndonjë marrëveshje në parlament quhet tradhëti, kur bën Luli marrëveshje me Ramën quhet “ashtu është një muhabet”.” deklaroi Valteri.

Nuk dihet nëse kryeministri Edi Rama do të përfshijë në listat e tij deputetë të opozitës së re, por ai vetë nuk e ka mohuar këtë gjë kur është pyetur nga gazetarët. Mbetet të shihet ccfarë do të ndodhë deri në dorëzimin e listave,. Emrat më të përfolur janë Reme Lala, Edmond Rrushaj, Ylli Shehu, Ediola Brahaj, Halit Valteri dhe Alban Zeneli.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re