Një plagosje me armë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Tre Heronjt” më Shkodër. Burime bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur 24-vjeçari Eduart Lekndreaj, i cili ka marrë një plagë në këmbë dhe që fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në njoftimin paraprak të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ndërkohë që nuk është vënë ende në pranga autori i ngjarjes.

Njoftimi i Policisë: Më datë 11.01.2021, rreth orës  22:20, në Spitalin Rajonal Shkodër ka shkuar i dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri  shtetasi E. L. 24 vjeç, banues në  Shkodër, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tre Heronjt”, Shkodër, dyshohet si pasojë e një konflikti të çastit.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë  dhe vijon puna për kapjen e autorit, i cili është identifikuar nga Policia. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re