Skip to content

Plagoset minatori 31 vjeçar në galeritë e Bulqizës

Një minator 31-vjeçar u plagos këtë të mërkurë në minierën e Bulqizës. Ai ishte duke punuar në një nga galeritë e kromit kur u aksidentua.

 

Minatori me detyrë fadromist, raporton Vizion Plus, u transportua me helikopter në gjendje të rëndë drejt spitalit të traumës në kryeqytet. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes ndërsa kanë nisur hetimet.

 

Gjatë javëve të fundit në galeritë e bulqizës janë regjistruar 3 aksidente të tjera, njëri prej të cilëve me pasojë vdekjen e një minatori.