Identifikohet autori që plagosi një 27-vjeçar në zyrën elektorale të PD në Kavajë.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale N.J., i cili, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka hyrë në ambientet e brendshme të zyrës së PD dhe ka plagosur në këmbë B.O.
Ky i fundit ndodhet në spitalin e Durrësit, nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja ndodhi këtë të hënë rreth orës 19:00, në lagjen nr.4.
Forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje, ndërkohë vijon krehja e zonës, si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të Qytetit për kapjen e autorit.
