Policia e Tiranës ka arrestuar 50-vjeçarin me iniciale A.D, i cili është autori i një plāgosjeje.

Uniformat blu bëjnë me dije se mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Don Bosko” në Tiranë, 50-vjeçari ka plāgosur me thīkë 45-vjeçarin me iniciale A.K. Mësohet se sherri nisi për motive të dobëta.

I plāgosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Plāgosi me thīkë 45-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga nga Policia. Sekuestrohet mjeti prerës thīkë me të cilën autori ka plāgosur 45-vjeçarin.

Specialistët për Hetimin e Krīmit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë, pas njoftimit të marrë për një konflikt në rrugën “Don Bosko”, ku dy persona ishin konfliktuar me njëri – tjetrin dhe për pasojë njëri prej tyre ishte plāgosur me thīkë, menjëherë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes, konkretisht:

A. D., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajta pa leje e ārmëve të ftohta”, pasi në rrugën “Don Bosko”, ka plāgosur me thīkë, për motive të dobëta, shtetasin A. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re