Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Markeljan Beqiri, i cili ishte shpallur në kërkim për plagosjen e rëndë brenda dhomës së hotelit të shokut të tij Arni Sulejmani.

Ngjarja ndodhi në datën 9 Dhjetor, në një hotel në Durrës, ku katër të rinj ndodheshin së bashku brenda dhomës së hotelit, konkretisht: Arni Sulejmani, Markeljan Beqiri, Tefik Shehu dhe shtetësja A.B., ndodheshin në dhomën e një hoteli, në autostradën Durrës-Tiranë.

Për shkaqe të paqarta, 26-vjeçari Markeljan Beqiri, tentoi të vrasë me armë zjarri Arni Sulejmanin, 20-vjeç. Tentativa e tij dështoi dhe i riu mbeti i plagosur, ku më pas iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.

Pas ngjarjes, Beqiri dhe 32-vjeçari Tefik Shehu u larguan nga hoteli dhe tashmë të dy janë në prangat e policisë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Linza”. Operacioni nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Durrës.

Kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari nga Durrësi, i shpallur në kërkim për vrasje me dashje të mbetur në tentativë. 26-vjeçari, me masë sigurie “Arrest në burg”.

Në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike dhe të atyre të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një person të shpallur në kërkim për krime kundër personit, që qarkullonte me automjet në segmentin rrugor Linzë-Surrel, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Linza”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim: M. B., 26 vjeç, banues lagjen nr.17/1, Durrës.

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ky shtetas dyshohet se më datë 09.12.2021, në ambientet e një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A. S., i cili mbeti i plagosur. Menjëherë pas ngjarjes, shtetasi M. B. është larguar nga vendi i ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Transgjinorja me 3 djem brenda dhomës së hotelit, zbardhet dëshmia dhe shkaku i plagosjes së të riut

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re