Ditën e djeshme u plagos 22-vjeçarit Redi Balla, por policia nuk ka mundur të identifikojnë autorin.

Edhe pse hetuesit sekuestruan një numër të madh kamerash për shkak të paqartësisë por edhe veshjes të së riut, i cili ka qenë me kapele nuk është bërë i mundur identifikimi. Megjithatë sipas informacioneve që Fax Neës ka siguruar nga grupi i hetimit, mësohet se është krijuar një identitet i autorit, ku mësohet se personi që qëlloi drejt Ballës është një i ri rreth 25-30 vjeç.

Ndërsa pista kryesore që janë përqendruar hetimet për zbardhjen e ngjarjes janë konfliktet që i riu ka pasur së fundmi. Burime për “Fax neës” thanë se i plagosuri njihet si person problematik, pasi ka qenë disa herë i shoqëruar për shkak të konflikteve me të tjerë, por nuk ka precedentë penalë.

E për këtë shkak, një sherr i disa ditëve më parë që Balla ka pasur dyshohet se është shkaku i plagosjes së tij. Kjo është edhe pista kryesore që hetuesit janë përqendruar pas verifikimeve që janë bërë deri më tani, si në terren, por edhe dëshmitë e mbledhura, pasi vetë 22-vjeccari, nuk ka pranuar të bashkëpunojë.

Përpara hetuesve ai ka treguar se ngjarja ka ndodhur në pak sekonda dhe se ai nuk e ka njohur autorin. Për këtë shkak dëshmia e tij është marrë me rezerva nga hetuesit. Ndërkohe nga këqyrjet e deritanishme, grupi i hetimit ka dyshime se nuk ka qenë qëllimi për ta ekzekutuar të riun por për ta trembur duke i dhënë ndonjë mesazh apo paralajmërim.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re