Fax News ka arritur të mësojë detaje të reja sa i takon plagosjes me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme pranë një marketi në lagjen ‘Pavarësia’.

I plagosur ka mbetur Diego Hanaj. Mësohet se 2 janë pista kryesore ku po heton Policia në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

I plagosuri është kunati i vëllezërve Brahimaj  (Isuf Brahimaj, u ekzekutua me shpërthim eksplozivi në vitin 2014-të. ) Ndërsa i ati i 36 vjeçarit ka qënë i përfshirë në një vrasje në rrethana familjare disa vite më parë.

Rikujtojmë se Diego Hajnaj u qëllua teksa ecte nga një makinë në lëvizje, dyshohet tip Audi. Ai ka marrë plumb në dorë dhe është paraqitur në spital i plagosur.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar dhe Policia e Shtetit, e cila thotë se po punohet për kapjen e autoreve.

Njoftimi i Plotë:

Vlorë/Informacion paraprak

Në lagjen “Pavarësia”, para pallatit te tij, dyshohet se është plagosur në dorë, me armë zjarri shtetasi D. H, 36 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit. Ndërkohe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re