Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e ‘mistershme’ të ditës së djeshme, ku në rrethana të paqarta u plagos një 39-vjeçar në zonën e “Ujit të Ftohtë”.

39-vjeçari identifikiuar si Ergys Likaj, u paraqit i plagosur me armë zjarri në spitalin e Vlorës, ku paraprakisht e raportoi për një vetëlëndim nga pakujdesia.

Prania e plumbave në të dyja këmbët bëri që hetuesit të rrëzonin pretendimet e 39-vjeçarit dhe të nisinin hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i punës policore nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës u bë i mundur identidfikimi i autorit të plagosjes, i cili është shtetasi E. M., 18 vjeç, banues në Vlorë.

18-vjeçari akuzohet për veprat penale“Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Njoftimi i plotë i policisë: Vlorë

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Uji i Ftohtë” ku u plagos me armë zjarri një 39-vjeçar.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori  i dyshuar i ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku u plagos me armë zjarri shtetasi E. L.

Bazuar në provat e grumbulluar u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit E. M., 18 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të metejshme.

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re