Skip to content

Plagosja e Pirolit në Shkodër, policia ndalon Marjan Markun

Vinçens Piroli, 34-vjeçari që u plagos me armë zjarri dy ditë më parë në Shkodër është arrestuar nga policia.

Atij i është komunikuar masat e arrestit në spitalin e Traumës, ku dhe po merr trajtimin mjekësor. Në pranga është vënë edhe kushëriri i tij 29-vjeçar, Marjan Marku (Nika), i cili ka transportuar Pirolin nga vendi i ngjarjes drejt spitalit të Lezhës dhe më pas është larguar pa njoftuar policinë.

34-vjeçari i kërkuar nga Mali i Zi për vrasje mori dy plumba, në bark dhe shpatull.

Njoftimi i policisë Shkodër:

Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 03.01.2022, në Shkodër, ku persona ende të paidentifikuar dyshohen se kanë plagosur me armë zjarri shtetasin V. P., 34 vjeç, i cili është transportuar nga vendi i ngjarjes në spitalin e Lezhës, me automjet, nga shtetasi M. M., specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë bërë ndalimin për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, të shtetasve:

M. M., 29 vjeç dhe V. P., 34 vjeç, të dy banues në fshatin Zhejë, Kurbin.
Shtetasi M. M., më datë 03.01.2022, rreth orës 19:00, ka transportuar nga lagjja Bahçallëk, Shkodër, në Spitalin Rajonal Lezhë, shtetasin V. P., dhe më pas është larguar, pa njoftuar Policinë.

Shtetasi V. P., i cili aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, nuk ka njoftuar Policinë për ngjarjen dhe ka penguar organet e Policisë për zbardhjen e saj, duke mos deklaruar rrethanat.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje dhe zbardhjen e rrethanave të saj.

/faxweb