Skip to content

Plagosje e dyfishtë në Kamëz, qëllohen me armë zjarri burrë e grua, policia rrethon zonën

Një plagosje e dyfishtë me armë ka ndodhur pak minuta më parë në Kamëz, në rrugën ‘Kosova’. Një person ende i paidentifikuar nga policia ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit P. P., rreth 50 vjeç dhe bashkëshortes se tij shtetases A. P., rreth 41 vjeçe, të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle me qëllim kapjen e autorit.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:15, në rrugën “Kosova”, Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në afërsi të banesës së tyre, janë plagosur dyshohet me armë zjarri pistoletë, shtetasi P. P., rreth 50 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja A. P., rreth 41 vjeçe, të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb