Një konflikt familjar ka përshkallëzuar në përdorimin e mjetee të forta në Durrës. 42 vjeçari me inicialet M.A ka goditur me mjete të forta në kokë kunatin e tij, shtetasin B.M, 52 vjeç pas nëj debati familjar që kanë pasur.

Policia ka ëbrë të mundur arrestimin e 42 vjeçarit nën akuzën e ushtrimit të dhunës në familje. Ndërsa materialet i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Plotë:

Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz arrestuan për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin M.A., 42 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës. Ky shtetas më datë 07.10.2021 rreth orës 16:00 në Hamallaj, ka goditur me sende të forta në kokë, kunatin e tij, shtetasin B.M., 52 vjeç, banues në Hamallaj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re