Gjuetarët e thesarit kanë zbarkuar në një pallat që përdorej nga Adolf Hitler, ku shpresojnë që të gjejnë 48 arka me ar që kapin vlerën e gati gjysmë miliardë paund.

Ekipi do të fillojë gërmimet në pallatin, që luante rolin e një bordelloje javën e ardhshme, ku mendohet se përveç arit do të gjejnë edhe bizhuteri dhe sende me vlerë, që i përkisnin elitës gjermane dhe që u fshehën në këtë godinë nga frika se do të grabiteshin nga Ushtria e Kuqe e Rusisë.

Gjuetarët e thesareve e piketuan vilën duke u bazuar tek një ditar i një oficeri dhe nga një hartë që kishin ruajtur pasardhësit e tij.  Ditari i zbuluar, që besohet se është shkruar nga një oficer i lartë, me pseudonimin Michaelis.

Pallati Minkoëskie u ndërtua nga gjenerali prusian Friedrich Ëilhelm von Seydlitz, për t’u kthyer më pas në një “stacion” për Ushtrinë e Kuqe të Rusisë dhe më pas për atë polake.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re