Një 23 vjeçar është nisur me urgjencë nga gadishulli i Karaburunit për në spitalin e Vlorës pasi është pickuar nga një akrep duke bërë plazh në gjirin e Shën Vasilit.

23-vjçari Enea Dervishaj ishte së bashku me familjen në plazh kur është pickuar në krah nga akrepi dhe ka filluar dridhjet e trupit gati duke
humbur ndjenjat.

Menjëherë është njoftuar policia kufitare e cila ka mbërritur me një mjet te saj gomone dhe më pas ka shoqëruar të riun në ambientet e spitalit të Vlorës. Fatmirësisht i riu është jashtë rrezikut për jetën.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re