Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ku përballë kishte edhe avokatin Adriatik Lapaj.

Në orën 23:00 në emision ra gongu, i cili simbolizon se emisioni duhet të mbyllet për disa minuta, pasi në programacion janë lajmet.

Por Rama nuk ka pranuar, duke detyruar pronarin e Tv Klan, Aleksandër Frangaj, që të vazhdojë transmetimi “live” i emisionit, duke shtyrë edicionin e lajmeve.

Ai u shpreh se nëse Frangaj do t’i mbyllë gojën, atëherë mund të heqë dritat, por do të duhet ta mendojë mirë veprimin e tij.

“Thuaji Sandrit që “shyqyr që erdha në një emision ku po flas me dy njerëz për njerëzit”. Jo me dy analistë për seksin e ëngjëjve. Aleksandër nuk ka. Regjimi vendos që djali do flasë, do vazhdojë emisioni. Nëse Aleksandër Frangaj do të na mbyllë gojën, le të heqi dritat, por ta mendojë mirë”, tha Rama.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re