Policia Rrugore i bllokon patentën moderatorit të njohur Ermal Mamaqit.

Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së të shtunën, rreth orës 23:00. Policia rrugore gjatë kontrollit të ngritur tek rrethrrotullimi i TEG, pranë autostradës Tiranë-Elbasan, ka ndalur për tejkalim shpejtësie, Ermalin Mamaqin.

Policia ka konstatuar se moderartori po i jepte makinës “Renault” me një shpejtësi prej 120 km/orë.

Sipas burimeve fillimisht policia rrugore ka ndaluar moderatorin dhe aktorin Mamaqi. Ai nuk ka bërë rezistencë gjatë ndalimit nga policia dhe se ka pranuar dorëzimin e patentës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re