Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka zhvilluar një takim me disa biznese në rrugën e Durrësit. Bizneset i kanë shprehur shqetësimin Tabakut se janë duke falimentuar, pasi nuk kanë asnjë mbështetje nga shteti.

Ndërkohë nga ana e saj, ish-deputetja Tabaku u shpreh se qeveria nuk dha asnjë mbështetje gjatë pandemisë. Sipas saj, qeveria paguan koncesione dhe nuk mbështet bizneset.

Tabaku tha se Partia Demokratike e ka në qendër të programit dhe vëmendjes së saj mbështetjen e biznesit të vogël, si një mbështetje direkte që u jepet familjeve.

“Ne kemi hartuar një program qe ka në qendër biznesin e vogël dhe mendojmë qe ekonomia familjare duhet mbështetur. Ka qene kriminale ajo qe kanë bërë këto ne vitin e fundit por në 8 vite në përgjithësi. Se e kane konsideruar biznesin thjesht për ta gjobitur, thjesht për t’i rene në qafe dhe jo si një mjet qe të rrisë e te nxisë punësimin. Vitin e fundit njëherë me paketën me te ulet ekonomike ne rajon edhe sot e kësaj dite vazhdojnë paguajnë koncesione”, u shpreh Tabaku.

PD, tha Tabaku do të ulë taksat menjëherë pas ardhjes në pushtet, me qëllim që pas 25 prillit, biznesi dhe ekonomia të mund të çlirohen nga barra shtetërore e taksave, konkurrenca e pandershme dhe lenia në harresë nga shteti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re