Një bombul gazi ka shpërthyer në ambientet e një banese në Tapizë të Krujës, ku për pasojë ka mbetur e plagosur e zonja e shtëpisë.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 09:20 të mëngjesit të sotëm, teksa shtetasja me inicialet A.B., po gatuante.

Për pasojë ajo ka marrë lëndime të shumta në trup dhe është transportuar drejt spitalit të Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Durrës/ Informacion paraprak

Më datë 08.05.2021, rreth orës 09:20, në Tapizë, Krujë, në banesën e shtetasit M.S., ka shpërthyer, aksidentalisht bombula e gazit, të cilën e përdornin për gatim.

Për pasoje është lënduar bashkëshortja, shtetësia A.B., e cila ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re