Një aksident ka ndodhur mesditën e djeshme në Kamëz, ku një 16-vjeçare është përplasur nga një mjet pranë vijave të bardha.

Shoferi pasi përplasi të miturën u largua nga vendi i ngjarjes, dhe më pas u arrestua në një lokal në gjendje të dehur.

Ai është identifikuar si Kudus Kastrati, dhe tashmë do të përballet me disa akuza, përfshirë edhe largimin nga vendi i aksidentit.

Fatmirësisht vajza e mitur është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re