Skip to content

Po kryenin punime, gjenden disa predha luftarake në lumin Gjanica

Punonjësit që po punojnë lumin Gjanica, në Fier kanë gjetur disa predha luftarake që besohet se i përkasin Luftës së Dytë Botërore.

Predhat janë gjetur gjatë punës së punëtorëve pranë urës së Sheqit.

Punonjësit e mjeteve që kryejnë punimet për sistemin e brigjeve të lumit Gjanica dhe rehabilitimin e këtij segmenti nga qendra në urën e Sheqit pasi kanë parë predhat kanë njoftuar menjëherë policinë e cila ka mbërritur në vend duke vënë në dijeni dhe autoritetet e Ministrisë së Mbrojtjes.