Tregtarët e fruta-perimeve në Durres kundërshtuan këtë të enjte vendimin e bashkisë për rikonstruktimin e tregut. Ata kërkuan që nisja e punimeve të shtyhet për në muajin shtator pasi vendi ku do të ushtrojnë aktivitetin gjatë kësaj periudhe që do të largohen nuk plotëson asnjë kusht higjieno-sanitar.

 

“Këta duan të na nxjerrin në diell si bagëtitë. Paguajmë taksa. Nuk ka banjo, ku do shkojnë gratë.”

 

Sipas vendimit të bashkisë, brenda datës 5 korrik të gjithë tregtarët e markatës që duan të ushtrojnë aktivitetin do duhet të zhvendosen ne këtë ambient të lagjes numër 18 të qytetit bregdetar.

 

Sipas kryebashkiakes, Emiriana Tako punimet do të fillojnë dhe projekti nuk do të ndalet pavarësisht pretendimeve të tregtarëve.

 

Në tregun e fruta-perimeve pranë Pallatit të Sportit “Ramazan Njala” ushtrojnë aktivitetin rreth 300 tregtarë të licencuar.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re