Ditën e sotme është zhvilluar një protestë kundër vaksinimit të fëmijëve në Tiranë.

Pas vendimit të Komitetit teknik të ekspertëve për vaksinimin e fëmijëve mbi 16 vjec ka pasur kundërshti të shumta nga përfaqësues të shoqërisë civile.

Avokati Altin Goxhaj, tha se vetëm përmes protestave masive dhe presionit të popullit kjo qeveri do heqë dorë nga këto vendime absurd.

Goxhaj tha se janë 3 problematika për tu zgjidhur: pasaporta e vaksinimit, vaksinimi I fëmijëve mbi 16 vjec me dy doza dhe vaksinimi i fëmijëve të vegjël.

“Dua tju kujtoj se debate përqendrohet se si ne do I ddrejtohemi biznesit, që ata të sjellin një person që ne nuk e dimë kush është, kështu ndalohet kjo qeveri, me presionin e popullit.

Protestat tona massive bënë që universitetet janë të hapura, kemi 3 probleme: pasaporta e vaksinës, vaksinimi I fëmijëe në shkolla dhe gjimnaze dhe vaksinimi i fëmijëve të vegjël. E vetmja zgjidhje është rezistenca ose do jemi të gjithë të shpuar, a do jemi apo jo deri në vitin 2030”-tha Goxhaj.

Kreshnik Osmani: Ky është Festivali i qëndresës dhe rezistencës, ju përfaqësoni .

Problemi më i madh sipas Ramës janë konspiracionistët, të mbyllin internetin dhe gojën ose do na prishin planin thote kryeministri dhe kështu po i vendos njerëzit në konflikt me njëri-tjetrin.

Parlamenti shqiptar i shpall të gjithë heronj dhe diktatorin Hoxha armik, historia e politikës tonë 100 vjecare është se këta vrasin njëri-tjetrin, ne duhet të kujdesemi për veten sic kujdesemi për partitë. Senatori republican ka bërë një panel për krimet kundër njerezimit sepse në Amerikë po hapet ky debat, Robert Kennedy më njoftoi se ka shkuar në Zvicër për të sensibilizuar njerëzit.

Këta politikanë, të gjithë bashkë duan të mbajnë ndezur kandilin e rezistencës, ju hiqni turpin e shqiptarëve që rrinë poshtë batanijes.

Goxhaj: Sot pas një takimi në Kosovë, kemi grup përfaqësimi nga atje.

Përfaqësues nga Kosova në protestë: Vaksinim me detyrim do të thotë diktaturë!

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re