Gazetarja e Fax News, Fiona Çela ka zhvilluar një intervistë ditën e sotme me Rixhin Qoshja, përfaqësues i Shoqatës së Transportit Qytetas dhe Konstandin Foni, operator i linjës së qytetit.

Duke folur për krizën pandemike, Qoshja deklaroi se po punohet me vetëm 30% të kapaciteteve.  Ndër të tjera, Qoshja deklaroi se urbanët kritikohen ba bazë nga politikanët dhe personat publikë, duke qenë se sipas studimeve autobuzët nuk kanë rrezik të lartë të përhapjes së Covid-19.

“Nuk janë të njëjtën persona që qarkullonin dikur me autobuz që qarkullojnë edhe sot. Dua të theksoj se autobuzët janë të sigurtë për sa i përket pandemisë, siç thonë dhe studimet. Ambienti i autobuzit është një ambient me ventilim. Njerëzit nuk debatojnë dhe pjesa më e madhe përdor maskën. Si rezultat nuk është një ambient i rrezikshëm për përhapjen e Covid-19. Shumë politikanë dhe persona publikë flasin se tejmbushja e autobuzave ndikon në pandemi, por nuk bazohen në fakte. Vetëm 30% e pasagjerëve që udhëtonin dikur, po udhëtojnë tani. Kjo ndikon direkt te të ardhurat, sepse ka të bëjë direkt me shitjen e biletave,” tha Qoshja.

Nga ana tjetër, Konstandin Foni deklaroi se situata e operatorëve është tepër e vështirë. Ai foli edhe për abonetë që shiten me gjysmë ccmimi, duke thënë se kanë denoncuar te Ministria e Financave që në dhjetor e nuk kanë marrë përgjigje.

“Gjendja financiare nuk ka qenë ndonjëherë më e vështirë. Prej muajsh ato po vuajne dhe informalitetin e aboneve. Është vënë re shitja e abonesë me gjysmën e çmimit të përcaktuar nga shteti. Kemi raportuar, por ende nuk kemi marrë përgjigje konkretet. Këto janë abone të dubluara ose të falsifikuara, apo dhe mos deklarimi i aboneve të shitura nga operatorët. Në një abone, taksa e shtetit është 700 lekë, kështu që nuk ka logjike të shitet aq. Kemi bërë denoncimin në të gjitha instancat gjyqësore. Që nga muaji dhjetor kemi bërë shkresa vazhdimisht çdo muaj dhe ende sot që flasim nuk kemi përgjigje. Do vazhdojmë t’i denoncojmë rast pas rasti”, deklaroi Foni.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re