Një sasi prej afro 9 kilogramë kokaine është sekuestruar mbrëmjen e djeshme në pikën e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës, në Morinë.
Burime nga policia e Kosovës bëjnë me dije se për rastin janë arrestuar dy të rinj që ishin duke udhëtuar nga Shqipëria drejt Kosovës me një mjet tip ”pegueot”.
“Si rezultat i punës dhe bashkëpunimit të autoriteteve të përfshira në MIK (menaxhimi i integruar i kufirit), mbrëmë gjatë kontrolleve policore dhe doganore është parandaluar kontrabanda e rreth nëntë (9) kg, substancë narkotike që dyshohen të jetë e llojit kokainë, si dhe janë arrestuar dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge””, njofton policia e Kosovës.
Nuk dihen ende identitetet e dy të rinjve që janë vënë në pranga, ndërsa hetimet vijojnë për kapjen e bashkëpunëtorëve të tyre.
Siç shihet dhe nga pamjet, kokaina ka qenë e ndarë në disa pako, një pjesë e të cilave kanë qenë të mbështjella me logon e firmës luksoze ‘Dior’.
(E.K/Faxweb.al)
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb