Teksa ndodhet në Kolonjë për zhvillimin e takimeve elektorale, kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin social facebook një video, ku shihet teksa zhvillon një bisedë telefonike me numrin një të listës socialiste së Shkodër, Edona Bilali.

Pasi e fton të vizitojë Kolonjën, kryeministri e pyet Bilalin në lidhje me ecurinë e fushatës në Shkodër. Kjo e fundit i përgjigjet se fushata po ecën shumë mirë por e refuzon ftesën për në Kolonjë pasi lekun e shpenzon vetëm brenda qarkut të saj.

Pjesë nga biseda:

Rama: Shoqja si je, ç’thotë Shkodra?

Edona: Shkodra si lule!

Rama: Po të marr nga Kolonja, te sofra kolonjare është një mjedis i mrekulllueshëm, po t’i s’ke ardh këtej se vetëmm te Shkodra e ke mendjen.

Edona: Unë çdo lekë vetëm brenda qarkut!

Rama: Ashtu, ë?

Edona: Kemi edhe ne gjëra po aq të bukra edhe më të bukra në Shkodër

Rama: Mirë mo mirë ju i keni më të bukra por keni dhe ata xhagajdurët që s’iu lënë. Si shkojnë gjërat andej?

Edona: Çdo ditë vazhdojmë takimet me target-grupet e ndryshme. Biznesi është shumë i kënaqur, sidomos biznesi i vogël. Një pjesë e tyre na thotë pse vini, se më shumë se kaq nuk mundeni me ba. Heqja nga skema e TVSH-së ka shkaktuar një frymëmarrje për biznesin e vogël

Të rinjtë janë shumë entuziastë. Duke parë programet për ta, në lidhje me sipërmarrjen, janë shumë të entuziasmuar.

 Loading …

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re