Policia e Kukësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme 21-vjeçarin A.GJ banues në kryeqytet pasi ai po transportonte emigrant të paligjshëm.

I riu u arrestua në flagrancë teksa transportonte disa emigrantë me automjetin e tij tip “Honday” drejt Kosovës.

Njoftimi i Policisë:
Kukës

Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në flagrancë 1 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës kanë vijuar kontrollet në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë emigrantëve të paligjshëm, për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së.

Si rezultat i kontrolleve u arrestua në flagrancë shtetasi A. Gj., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me një automjet tip “Honday”, emigrantë të paligjshëm, që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re