Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për dy shokët e Aldi Ramës.

Kristian Sherri dhe Armando Marku do të vazhdojnë të qëndrojnë në burg të cilët ishin të pranishëm në makinë në momentin kur shoku i tyre Aldi Rama ekzekutoi me dy plumba efektivin e policisë Saimir Hoxhën. Kristian Sherri dhe Armando Marku akuzohen për veprën penale për “Moskallzim krimi”.

Menjëherë pas vendimit Avokat i Armando Markut, Gjon Vulaj ka shpërthyer me kritika ndaj gazetarëve dhe mediave të cilët sipas tij kanë një përgjegjësi për masën e sigurisë “arrest me burg” për dy shokët e Aldi Ramës.
Avokati më pas shtoi se Kristian Sherri dhe Armando Marku kanë ndihmuar policët për të futur në ambulancë efektivin e policisë Saimir Hoxhën i cili u qëllua me dy plumba nga Aldi Rama. Avokati tha se dy të rinjtë mund të ishin larguar nga vendi i ngjarjes sepse ishin më të fuqishëm dhe policëve u mbaruan fishekët.

“Do flas me kushtin që ju mos i devijoni fjalët. Me këta të dyshuar që ngelën sot në masën e dënimit “Arrest në burg” gjyqin ja keni bërë ju gazetarët dhe mediat e Shqipërisë që prej 3-4 ditësh janë marrë padrejtësisht me këta të dy. Si qëndron e vërteta? Policia ka pjesën e vet për shkak se ka humbur jetën një oficer i policisë së shtetit, momenti që ka ndodhur ngjarja policët kanë qenë pa kurrfarë shenje dalluese që janë policë të shtetit. Tani ju media dhe gjykata mundohen me mbrojt vendimet e paligjshme të shtetit. Ata pretendojnë se dy të mbrojturit prej nesh kanë kryer veprën penale për moskallëzim krimi por ngjarja është e hapur cdo gjë kanë ndodhur në mes të policisë prezent me policinë, nuk kanë pasur lidhje fare me vrasësin. Këta që mbrojtëm sot po të kishte lidhje do kishte ikur me atë që vrau policët. Por kanë ndenjur me dy policët, sepse policët kur i kanë mbaruar fishekët janë trembur më shumë se këta. Armando Marku dhe Kristjan Sherri mund të kishin ikur prej policisë sepse ishin djem më të fuqishëm dhe policët s’kishin më fishek por kanë ndihmuar policinë për të vendosur në autoambulancë policin e ekzekutuar. Të dy nuk kanë kryer asnjë vepër penale që pretendon Prokuroria, jemi të bindur që diku do të vendoset drejtësia”, tha Vulaj.

Mbërrijnë në Gjykatë dy shokët e Aldi Ramës, ja kush është prokuror dhe gjykatës i çështjes (EMRAT+VIDEO)

Gjykata vendos masën e sigurisë “Arrest me burg” për xhaxhain e Aldi Ramës, ja për çfarë akuzohet…

 

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re