Një 40-vjeçar u arrestua në flagrancë duke transportuar emigrantë të paligjshëm.
Ai u kap gjatë operacionit të koduar “Perimetri”, teksa udhëtonte në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë me kamionin tip “Benz”, brenda të cilit kishte fshehur 68 emigrantë.
Atyre iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit prej 150 eurosh.
Në momentin e ndalimit, drejtuesi i mjetit E. K., ka tentuar të korruptojë me një kartëmonedhë 1000 lekë, punonjësit e policisë me qëllim shmangien e kontrollit.