Identifikohet viktima e aksidentit të ndodhur mbrëmjen e sotme në orën 19:20, tek kryqëzimi i Mamurrasit. Bëhet fjalë për një banor të zonës, shtetasi Pjetër Përkeqi.
Policia e Krujës doli me një njoftim për ngjarjen, duke theksuar se vdekja e këtij të fundit u shkaktua nga përplasja me një automjet, drejtuesi i së cilës është shoqëruar në polici.
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 19.01.2021, në orën 19:20, tek kryqëzimi i Mamurrasit, shtetasi P. P., duke drejtuar një motoçikletë është përplasur me një mjet me drejtues shtetasin A. A., e për pasojë drejtuesi i motoçikletës shtetasi P. P., ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit shtetasi A. A., është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.