Ndihem i priviligjuar që për 4 vite kam mbajtur këtë detyrë jashtëzakonisht të rëndësishëme, dhe jam përpjekur të bëj më të mirën të mundshmne. Në 38 vitet e mia me uniformë, duke filluar që 14 vjeç, jam eedukuar që t’i shërbej qytetarëve të vendit tim. Jam mbështetur në 3 shtyllat kryesore që janë, çdo ditë në vlerësimin tim ndershmëria, përkushtimi dhe humanizmi. Sot policia e shtetit është më mirë se dje. Falë kësaj pune të cilën ju të nderuar kolegë së bashku përballuam sfidat e tërmetit 2019, ishit të parët që dhatë ndihmën e parë, shpëtuam jetën e qytetarëve dhe kryem misionin mkë së miri. Kam një mirënjohje për të gjithë ju sepse së bashku menaxhuam qindra tubime të cilat në momente t caktuara u shoqeruan me lëndime të 67 policëve. Ishit të gjithë ju që përbalkluat situatën e pandemisë. Jam krenar për atë që keni berë ju dhe unë. Dua së pari të falendertoj Kryeministrin që më ka mbështetur që nga dita e parë, dua të falenderoj tre ministrat e brendshëm. Falenderimi kryesor është për ju. Policia e shtetit është shumë herë më e mirë se dje. Kërkojnë të hedhin baltë mbi policinë dhe punën tuaj. Policia nuk fillon me mua dhe as mbaron me mua. I uroj shumë fat drejtorit të ri Gledis Nano.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re