Policia e Lezhës ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me arrestimin e dy të rinjve që janë ndaluar pas vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha, të cilët ishin në një makinë me autorin tashmë të ndjerë Aldi Rama.

Policia ka arrestuar shtetasit Kristian Sherri dhe Aleksandër Marku, ndërkohë që prokuroria ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen. Policia e Lezhës thotë se pritet që të bëhet autopsia e viktimës Aldi Rama, për të përcaktuar dhe shkaqet e vdekjes së tij.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes ku mbeti i vrarë punonjësi i Policisë S. H., në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. M., 26 vjeç dhe K. Sh., 27 vjeç, banues në Lezhë.

Ndërkohë, rreth orës 05:35 të mëngjesit të sotëm, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama.

Ekspertët mjeko-ligjorë, në prezencë të grupit hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po kryejnë autopsinë dhe gjithë veprimet e tjera ligjore.

Grupi i posaçëm hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Çfarë thanë dy të rinjtë që ishin me Aldi Ramën  

Kristian Sheri dhe Armando Marku, të cilët tashmë janë arrestuar nga Policia e Lezhës, nën akuzën e përkrahjes së autorit të krimit kanë thënë se në zonë kishin shkuar për të pirë cigare me hashash, dhe nuk kishin lidhje as me parcelën e mbjellë dhe as me ndonjë krim tjetër. Ata akuzohen tashmë se kanë qenë në dijeni të armës që mbante me vete Rama, dhe nuk e kanë denoncuar këtë fakt.

Lexo edhe lajmin:

Vrau nënkomisarin Saimir Hoxha, vdes në spital 21-vjeçari Aldi Rama

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko