
4 pronarë kanë dalë në protestë pranë autostradës Durrës-Tiranë, pasi pretendojnë se prona e tyre është rrethuar dhe marrë pa të drejtë nga 2 persona që duan të kryejnë investim.
Në pronën e rrethuar nuk ka asnjë tabelë që të njeh me detajet e projektit, ndërsa familjet ndodhen në Gjykatën Civile me palët pasi administrativja e ka hedhur poshtë firmën.
Banorët thonë se prona është e tyre dhe e kanë trashëguar nga baballarët e tyre, duke shtuar se policia i ka dhunuar disa herë dhe i ka marrë me forcë në komisariat.
Ankesat e banorëve:
Banori 1: Kemi iher në 5-6 muaj përleshje. Policia vjen na merr ne. Jemi autokton. Tokë babe, kam dokumentat. Pronari Refik Ismailaj Sulja, Haxhi Ismail Sulaj, Beqir Imer Sulaj tokë babe. E dinë hajdutit. Bedri Dema kërkon ta marrë. Kena bërë luftë para dy vjetësh ktu. Na merrnin na cconin në rajon.
Banorja 2: Merr gratë, merr bruta futi brenda. Ccdo gjë i kanë bërë me forcë. Merr gratë, merr burrat, si ta hapim gojën. Ka mbetur vetëm me na vra ne. E lajmëruam policinë nuk na del në krah ne. I del në krah atyre. Bedri Dema është sekseri. Ai është hajduti numër 1 në Kashar. Ai eshte kryemafiozi Bedri Dema. Vijnë na marrin ne, na fusin mrena.
Banorja 3: Do bona vetgjyqësi. Nuk merret toka me korrupsion, ajo merret me drejtësi. Por kur nuk ka shtet, drejtësi, do dalim të bëjmë vetëgjyqësi. Do dalim aty të vetëdigjena.
Banori 4: As 1 pëllëmbë tokë s’na kanë lënë. Na sulmojnë. Jena në proces gjyqësor. Policia vjen këtu na merr përpara dhe na con në rajon.
(E.H/Faxweb.al)
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
