Një 38 vjeçar me inicialet E.Z është arrestuar pas një aksioni të ndërmarrë nga policia e Elbasanit në kuadër të goditjes së lojërave të fatit.

Në lokalin që kishte në pronësi, shtetasi E.Z është kapur në flagrancë duke ushtruar veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit. Gjatë kontrolleve në biznesin e tij, u gjetën dhe u sekuestruan një tavolinë pokeri dhe një aparat celular që përdorej për vendosjen e lotove të sportit.

Njoftimi i Plotë:

DVP Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e rasteve të ushtrimit të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit dhe ndëshkimin e atyre personave që ushtrojnë ketë veprimtari, gjatë kontrolleve në lagjen “Visarjon Xhuvani”, Elbasan, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë, në ambientet e lokalit të tij, shtetasin E. Z., 38 vjeç.

Gjatë kontrollit në lokal, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri dhe një aparat celular që përdorej për vendosjen e lotove të sportit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re