Policia e Tiranës ka njoftuar këtë të enjte se ka arrestuar 5 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, mes tyre dhe Gani Abazi. (Lexo ketu)

Mirëpo  ky lajm është përgënjeshtruar nga vajza e Gani Abazit, e cila thotë se babai i saj nuk është arrestuar por është vetëdorëzuar në prani të avokatit.

Vajza ka dërguar për redaksinë e Fax News dhe videon ekskluzive kur shihet Gani Abazi së bashku me një person tjetër që sipas familjarëve është avokati, duke hyrë në polici.

“Përshëndetje. Jam vajza e Gani Abazit. Doja të përgënjeshtroja lajmin e dhënë në Neës24 për arrestimin e Gani Abazit.Gani Abazi është dorëzuar në prani të avokatit, nuk është arrestuar. Është dorëzuar diku rreth orës 14 e pak minuta. Nuk e di arsyen për ccfarë e kanë bërë këtë njoftim. Ne e kemi me video se ai është vetëdorëzuar në prani të avokatit. Babai im ka qenë në arrati përreth 1 vit e pak pas vendimit të formës së prerë. Nuk mund të jap sqarime të meëtejshme se këto i takojnë avokati”, tha vajza e tij.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re