Policia ka ngritur postblloqe në Fushë-Krujë për të ndaluar personat e shpallur në kërkim. Mësohet se përfaqësues të Ministrisë së Brendshme janë gjithashtu prezente për të ndaluar ngjarjeve të tjera kriminale apo për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Një ditë më parë u shpallën në kërkim vrasësit e dyshuar të Shkëlzen Kastratit, dy nga të cilët janë nga Fushë-Kruja.

Bëhet fjalë për Albert Zajën, 37 vjeç, dhe Elmir Tufa, 29 vjeç. Të dy personat në fjalë dyshohet që janë larguar nga Shqipëria. Ndër të tjera mësohet se në postobllok do të kontrollohet nga efektivët e policisë çdo automjet që duket i dyshimtë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re