Një politikan milioner në Lindjen e Largët të Rusisë pranoi se ka vrarë një njeri për të cilin ai thotë se e ngatërroi me një ari.

Igor Redkin, 55 vjeç tha në një deklaratë për median ruse se kishte dëgjuar se kishte një ari në koshin e plehrave në fshatin Ozernovsky në Kamchatka.

Me qëllim që të trembte kafshën kishte qëlluar me armë, “por më vonë kishte mësuar se një banor ishte plagosur në atë zonë pikërisht në kohën kur kishte qëlluar”.

Më vonë burri 30 vjeçar vdiq në spital.

Një çështje penale u hap javën e kaluar.

Redkin është bashkëpronar i disa bizneseve të mëdha në gadishullin Kamchatka dhe është përshkruar si një nga zyrtarët më të pasur publikë të Rusisë.

Ai tha se “kishte ndarë mendjen dhe ishte gati të pranonte dënimin që gjykata do i caktonte” dhe që nga ai moment ishte larguar nga partia e Presidentit Vladimir Putin.

Sipas mediave ruse, politikani do të kalojë dy muaj në arrest shtëpie gjatë hetimit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re