Pas afro 90 minutash ky kryeministri Edi Rama po prezanton programin qeverisës të 4 viteve të ardhshme, diskutimi për pandeminë duket se ka nxehur gjakrat mes palëve. Teksa po fliste për pandeminë, Rama thumboi opozitën duke thënë se e fituan betejën, edhe pse opozita “lidhi aleancë me Covidin”.
Në këtë moment Basha ndërhyu nga vendi duke i kujtuar Ramës 16 mijë viktimat nga Covid.
Ndërkohë teksa në sallë u rritën tensionet mes palëve, ndërhyu dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, e cila i kërkoi Bashës që të mos fliste nga vendi, dhe të lejonte Ramën që të përfundonte fjalimin e tij.
Rama: Dua ta mbyll prezantimin e linjës së prezantimit me shëndetësinë. Nëse pandemia do të na kishte gjetur në vitin 2013, siç e latë ju gjendjen e saj, pasojat do të kishin qenë të rënda. Ne përballuam edhe aleancën tuaj me virusin.
Basha: Janë 16 mijë shqiptarë që kanë humbur jetën nga Covid
Nikolla: Ju lutem mos ndërhyni nga vendi, ju tërheq vëmendjen, ju lutem.
Seanca në Kuvend pritet që të rinisë në orën 13:00, ku qeveria dhe ministrat do të presin pyetje në lidhje me programin e katër viteve të ardhshme. (lexo edhe ketu lajmin)
(E.K/Faxweb.al)
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb