Ish eurodeputetja Doris Pack ka reaguar ashpër ndaj kreut të PD, Lulzim Basha.

Si kryetarja e Gruas në PPE, Pack i bën thirrje Bashës të respektojë statutin dhe të tërhiqet nga veprimet e dëmshme dhe të pakuptimta.

“Si kryetarja e Gruas së PPE-së unë i bëj thirrje Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, zoti Lulzim Basha, të respektojë statutin e Lidhjes së grave në PD dhe të mos marrë vendime të pakuptimta dhe të dëmshme”, shkruan Pack në Twitter.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re