Prej dy vitesh familjet në Kurbin jetojnë në çadër.

Familjarët thonë se e kanë shumë të vështirë për të pritur dimrin në çadër, ndërsa nxënësit e kanë të pamundur për të mësuar me këto kushte.

“Unë aktualisht jetoj në çadër prej 2 vitesh. Fëmijët me mësim online është shumë keq, arsimi të vazhdojë normalisht sepse është shumë e vështirë në kushtet e ftohta të dimrit fëmijët i kanë bërë mësimet në çadër, kurse gjatë pranverës dhe verës kanë mësuar në hije të pemëve, shumë e vështirë është për fëmijët. Të dy fëmijëve kam marrë librat, kurse të fëmijës së vogël akoma nuk i kam marrë”, tha kryefamiljari.

“Prej dy vitesh jetojmë në çadër. Është shumë kushte të vështira për të jetuar në çadër, në dimër është shumë ftohtë për të fjetur në çadër. Nuk kemi kushte ku ti bëjmë detyrat, me zor po jetojmë këtu. Sot do marr librat sepse nuk ka qenë mësuesja tek shkolla. Më mirë mësimi në shkollë sesa online”, thotë një nxënëse.

“Qeveria ka për të vendosur dorë për këtë familje. Nuk mundem të ble dot pajisjet e shkollës as librat nuk i kemi marrë, dy herë kam qenë në shkollë nuk i kemi marrë kaloma librat e shkollës”, u shpreh nëna e fëmijëve.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re