Ilir Meta ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama se në prill duhet të zgjedhim një president normal. I ftuar në emisionin “Quo Vadis” në “Vizion Plus” kreu i shtetit tha me ironi se: “Kur e deklaron një kryeministër supernormal ndihesh shumë mirë!”

Lidhur me deklaratat se presidenti i ardhshëm do jetë nga PS, Ilir Meta u shpreh: “Unë nga socialistët jam propozuar dhe ka qenë vetoja e tij që të isha president. Kam qëndruar besnik i asaj që kam thënë në Parlament që midis pushtetit dhe demokracisë do mbaj anën e demokracisë. I uroj suksese në këto përpjekje për t’i rritur dinjitetin Parlamentit, bashkive, parlamentit siç ua ka shtuar prej vitesh dhe presidentit ku kjo mazhoranca do ketë mundësi të kap këtë institucion”.

I pyetur se nëse do të kishte marrëdhënie të tjera me mazhorancën, a do ta synonte mandatin e dytë, Meta u përgjigj: “Jo absolutisht. Ka qenë insistim i Ramës ku në kushtet që opozita refuzoi atë ofertë që kisha përgatitur me Mcallister, unë isha mes dy rrugëve, ose presidenti të mbetej pas zgjedhjeve, ose t’i takonte sërish PS-së, dhe në të dyja rastet nuk do ishte mirë për vendin. E mora me bindjen për të shpëtuar institucionin e presidentit. Nëse do ishte nga PD do ishte i kontestuar, nëse do ishte vartës i kryeministrit do ishte një ministër më shumë. Ka qenë një zgjedhje e diktuar nga rrethanat dhe besoj e kam kryer më së miri. Jam shumë argument për gjithçka kam bërë këto 5 vite”, tha Meta.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re