Presidenti i Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), Ersin Tatar, u bëri thirrje udhëheqësve të Bashkimit Evropian (BE) që “të shohin realitetet” në ishull.
“Unë përsëri u bëj thirrje atyre (udhëheqësve të BE-së) të shohin realitetet e Qipros”, u tha Tatar gazetarëve pas një takimi në Bruksel me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres.
Vërejtjet e presidentit Tatar erdhën pasi Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian, tha pas një takimi dy-ditor të udhëheqësve të BE se blloku kundërshtoi një zgjidhje me dy shtete në ishull.
Përderisa Greqia dhe administrata e Qipros Greke mbështesin një federatë për Qipron, Turqia dhe TRNC këmbëngulin në një zgjidhje me dy shtete që pasqyrojnë realitetet në ishull.
“Nëse ata nuk e shohin atë, nëse vazhdojnë ta trajtojnë Turqinë padrejtësisht si kjo, ata nuk duhet të mendojnë se ne do të pranonim një zgjidhje të imponuar”, tha Tatar.
“Mesazhi ynë është që hapat duhet të ndërmerren gjithmonë në përputhje me realitetet e Qipros”, tha ai, duke theksuar se ka dy shtete në ishull që prej 60 vjetësh.
Ai theksoi se turqit qipriotë ranë dakord mbi të gjithë udhërrëfyesit për një zgjidhje, duke përfshirë planin e Ananit të vitit 2004, megjithatë, këto u refuzuan nga administrata e qipros greke.
Në vitin 2004, një plan i propozuar për të zgjidhur çështjen nga kreu i atëhershëm i OKB-së, Kofi Annan, u pranua nga turqit qipriotë, por u refuzua nga grekët qipriotë në dy referendume.
Tatar gjithashtu citoi përpjekjet e Ministrit të Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, gjatë bisedimeve Crans-Montana të vitit 2017 mbi Qipron.
Ai tha se bisedimet u treguan të pafrytshme sepse grekët qipriotë lanë tryezën pa pranuar madje “barazinë politike”.
Ishulli i Qipros është ndarë që nga 1974, kur një grusht shteti i grekëve qipriotë që synonte aneksimin e ishullit nga Greqia u pasua nga dhuna kundër turqve të ishullit dhe ndërhyrja e Ankarasë si një fuqi garantuese.
TRNC u themelua në 1983.
Në vitet e fundit është zhvilluar me ndërprerje një proces paqësor fundit, duke përfshirë një iniciativë të dështuar të vitit 2017 në Zvicër nën kujdesin e vendeve garantuese: Turqisë, Greqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.