Ilustruese

Për shkak të uljes së temperaturave gjatë ditëve të fundit Autoritete Rrugore Shqiptare njoftojnë se kryesisht në veri dhe juglindje të vendit përfshirë akset të Dajtit në Llogara, autoritete po punojnë për eliminimin e ngricave duke shpërndarë kripë nëpër rrugë.

Gjithashtu autoritetet rekomandojnë se përshkak të ngricave qytetarët duhet të pajisin me zinxhirë mjetet e tyre në akset rrugore Qafë Bualli-Krastë dhe Ura e Cerenecit-Klenjë.

ARRSH u bën apel drejtueseve të automjeteve që të tregohen më të kujdesshëm të respektojnë rregullat dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë në raste të nevojshme.

Njoftimi i plotë i ARRSH-së:

Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta në të gjithë vendin, kryesisht në veri, në juglindje, në akset e Dajtit, në Llogara, ku është punuar me shpërnadrjen e kripës për eleminimin e ngricave. Qarkullimi kryhet pa probleme

Gjatë orëve të para të mëngjesit rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave në akset: Qafë Bualli-Krastë, Ura e Cerenecit-Klenjë.

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re