Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar për gjendjen e rrugëve në akset Krujë-Fushë Krujë-Laç-Milot-Patok.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ARRSH bën apel që qytetarët të tregohen të kujdesshëm në këto akse për shkak të prezencës së madhe të mjegullës.

Njoftimi:

Në akset Krujë-Fushë Krujë-Laç-Milot-Patok ka prezencë të madhe mjegulle, e cila sjell vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Përdoruesit e rrugës, që janë duke udhëtuar/kaluar drejt këtyre akseve të tregohen të kujdesshëm, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re