Rezart Prifti nga studio e “Të Paekspozuarit” në MCN TV teksa ka folur për taksat u shpreh se nuk sheh arsye që administratës tu rritet rroga, madje ai thekson se zgjidhja do të ishte një përgjysmimin i tyre.

Siç ai deklaron nga 10 persona të punësuar në administratë dy punojnë dhe 8 të tjerët parazitojnë.Çështja është kush taksohet sepse nuk mund të diskutojmë për instrumentin. Në Shqipëri janë taksuar 10 veta, ti në tre dekada njëherë jua ke ngritur taksën, njëherë ja ke ulur, por në thelb këta 10 mbeten. Ne sapo kemi nisur fiskalizimin që ka dhënë rezultate deri diku. Për tu diskutuar është rritja e pagës së administratës. Pse duhet rritur? Do sugjeroja që administrata të përgjysmohet sepse kemi administratën më idiote, dy punojnë 8 dredhin zinxhirin. Por unë nuk dua të mbaj parazitët me taksën time, ti me gjithë këtë krizë heq njerëzit nga tregu, vete qeveria dhe merr 1 mijë më të mirët ekslentë dhe i fut në punë në shtet.

Lidhur me temën është ndërhyrë nga Gjergj Buxhuku i cili tha se problemi nuk qëndron te numri i të punësuarve në administratë por te profersionalizmi i tyre.Numri i administratës si numër njerëzish në krahasim relativ me shtetet e zhvilluara të BE nuk është më i lartë, por është më i ulët, problemi është te eficenca, profesionalizmi i cili ka shkaqe shumë të thella që vijnë me sistemin. Kemi lulëzimin e farave të hedhura para 30 vitesh të cilat sot kanë lulëzuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re